Ngjarjet e ditës: 28 prill 2023

  • 08:15

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, viziton ndërmarrjen “Termokosi”, me rastin e përmbylljes së sezonit ngrohës 2022/2023. (Objekti i “Termokosit”, Dardani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni i posaçëm shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve me organizatat përfituese të raundit të parë për aplikime për Grante për Iniciativa Lokale, Grante për Media dhe Grante Kreative, në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans. (Hotel “Swiss Diamond”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”. Në tryezë, do të publikohet edhe raporti me titull: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 10:00

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 10:00

    Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) mban diskutimin “Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë”. (Objekti i Fakultetit Teknik)

  • 10:00

    Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) prezanton analizën “Procesi i buxhetimit në komuna– qytetarët afër apo larg”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2023”. (Kazerma “Skënderbeu”, në Ferizaj)

  • 10:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) organizon konferencën shkencore “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-1999). (Ndërtesa e ASHAK-ut)

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) mban konferencën me temën “Zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit bazuar në Listën e Kontrollit të Këshillit Evropian: Paparashikueshmëri në procedurat ligjbërëse”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI)

  • 10:30

    Bëhet përurimi i shkollës në fshatin Travë të Prizrenit. Merr pjesë dhe drejtoresha komunale e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj. (Travë, Prizren)

  • 10:30

    Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, dhe sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya, mbajnë një konference për medie. (Drejtoria e Doganës, Emshir)

  • 11:00

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e viziton vendin ku do të ngritet diga për ujitjen e tokave bujqësore në Kamenicë. (Fshati Shipashnicë, Kamenicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestën e punëtorëve të KEK-ut, me kërkesë rritjen e pagave. (Para zyrave të KEK-ut, sheshi “Nëna Terezë”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 12:30

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci e viziton fermerin Nikolla Antiq, përfitues i grantit të Ministrisë për koshere me bletë. (Fshati Hajnc, Kamenicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës shënon Ditët e Tokës në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci e viziton familjen Rudaku, që posedon fermë të pulave me kapacitet prej 10 000 pula. (Fshati Poliçkë, Kamenicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv