Ngjarjet e ditës: 15 korrik 2024

  • 09:00

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, organizon aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së. (Zyret qendrore të AKP-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në Facebookun e EO.

     

     

  • 10:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon homazhe në me rastin e 100 vjetorit të rezistencës në Arbërinë e Vogël, të udhëhequr nga Azem dhe Shotë Galica. (Galicë, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Këshilli Integrues Kombëtar i Kosovës organizon tryezën shkencore “Kombësia e mohuar”. (Instituti Albanologjik Prishtinë)

  • 11:00

    Me rastin e “15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, Ambasada e Turqisë në Prishtinë organizon ceremoni përkujtimore. (Rezidenca e ambasadorit Prishtinë)

  • 12:00

    Mbahet aktivitet kulturo-artistik me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Rezistencës në Arbërinë e Vogël. (Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:50

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini mbajnë konferencë për media. (Hotel “Çarshia e Jupave” në Çarshinë e Vjetër Gjakovë)

  • 13:30 -15:30

    Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA për nderë të 15 Korrik Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtarë organizon Turneun e Shigjetarisë. (Palestra Sportive Sezai Suroi Prizren)

  • 19:00

    Presidentja Vjosa Osmani organizon ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024. (Amfiteatri i Gërmisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv