Ngjarjet e ditës: 2 gusht 2023

  • 09:20

    Kryetari i Komunës së Lipjanit pret në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas së cilit do të bëhet inaugurim i dy sallave sportive në shkolla. (Objekti i Komunës së Lipjanit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban konferencë për medie ku shpalos raportin analitik “Sesioni Pranveror i Kuvendit të Kosovës: Ligjvënia mes shumë sfidave”. (Zyra e KDI-së, Rr. Bajram Kelmendi, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për medie në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Drejtësia civile 2022”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdon dita e tretë e Marketit të Ndërtimit, ku marrin pjesë kompani të ndërtimit dhe qytetarët do të mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me zbritje. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Aktivistë të Rinisë Demokratike të Kosovës organizojnë aksion simbolik te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Zyrat e MINT) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Komuna e Malishevës organizon festivalin folklorik në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës (Panairi artizanal, pranë Muzeut të Qytetit “Jahir Mazreku” 08:00, dhe nata finale e festivalit “Ora e Llapushës”. (Bulevardi “Ibrahim Mazreku”)

Kalendari Arkiv