Ngjarjet e ditës: 15 korrik 2022

  • 09:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht kryesues i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëherësh kryesues i OSBE-së, Zbigniew Rau. (Ministria e Punëve te Jashtme dhe Diasporës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

  • 10:00

    Organizatorët e peticionit për tërheqjen e mjeteve të Trustit dorëzojnë në Kuvend nënshkrimet mbledhura për Peticionin – Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin. (Ndërtesa e Kuvendit)

  • 10:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA do të realizojë një aksion simbolik kundër vendimit të Këshillit të Etikës për profesorët plagjiatorë Dugolli dhe Kastrati, me ç’rast do të kërkohet heqja e titujve dhe përjashtimi i tyre nga universiteti. (Para Rektoratit të UP-së)

  • 10:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton 20 projektligje për harmonizimin me Ligjin për Kundërvajtje nga fusha e bujqësisë si dhe voton raportin vjetor të Autoritetit te Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 11:00

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për medie lidhur me gjendjen e punëtorëve të këtij sektori. (Zyra e Federatës Sindikale, Prishtinë)

  • 11:20

    Kyetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëherësh kryesues i OSBE-së, Zbigniew Rau.  (Kabineti i kryeparlamentarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ambasada e Turqisë në Prishtinë organizon një ceremoni përkujtimore me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar. (Ambasada e Turqisë, Taslixhe)

  • 12:05

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë dhe kryesues i OSBE-së, Zbigniew Rau. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes pret bashkatdhetarët që po qëndrojnë në Kosovë. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës)

  • 16:30

    Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, mban konferencë për medie me rastin e vizitës dyditore për t’u takuar me liderë politikë dhe për të diskutuar rreth angazhimit të Polonisë në rajon si kryesuese e radhës OSBE-së. (Ambientet e KQZ-së, ish-Banka e Lubjanës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv