Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon kallëzim penal në Prokurori. (Prokuroria Themelore, Pallati i Drejtësisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon kallëzim penal në Prokurori. (Prokuroria Themelore, Pallati i Drejtësisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Publikohet Raporti i Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore në katër Pellgjet Lumore në Kosovë – Zona të sinjalizuara nga Komuniteti dhe “Hartëzimi dhe Vlerësimi i Nevojave të Komunitetit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Ministri i Financave, Hekuran Murati; shefi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, si dhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, lansojnë digjitalizimin e fiskalizimit në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, P38)
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe OSBE-ja organizojnë tryezën me temën “Lajmet e rrejshme dhe verifikimi i fakteve në mediat online”. (Salla “Orion”, përballë Kinemasë ABC) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë prezanton Studimin e Rinisë 2024. Marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Kino Armata, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti GAP organizon konferencë për media ku do të prezantojë raportin “Projektbuxheti 2025 – Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”. (Zyrat e GAP, rr. “Sejdi Kryeziu”, Pejton)
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë diskutimi ku do të prezantojë të gjeturat e raportit ex-officio 436/2023 lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë zhvillimit të procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare në Kosovë dhe pengesat për realizimin e beneficioneve të përcaktuara me ligj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) organizon Javën Ndërmarrësisë, me temën : “Ndërmarrësia është për të gjithë”. (Parku Teknologjik, Bërnicë)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, bën paraqitjen e botimit “Dizani Kushtetues i Qeverisjes Lokale, e drejta e komunave në liri të asociimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje në Republikën e Kosovës”, – Gjyljeta Mushkolaj. (Salla e Akademisë, Prishtinë)
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca në rastin e njohur si “rasti i përdorimit të gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës”, ndaj deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputetëve të tjerë të opozitës së atëhershme. (Pallati i Drejtësisë, objekti A – 102)
Koalicionit PDU – Balli Kombit mban konferencë për shtyp. Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër Kreshnik Husaj do të prezantojë disa nga kandidatë për deputetë. (Zyrat e koalicionit, ngjitur me restorant “Mozaiku”, Prishtinë)
Vazhdon konferenca Rajonale për Parandalimin e Korrupsionit. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton mbi temën “Parandalimi dhe luftimit i dhunës në sport”. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Ndikimi i familjes: Si mund ta zbusin familjet maskulinitetin toksik dhe në ç’mënyrë ndikon kjo në dhunën ndaj grave (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Promovohet romani i autorit Faton Flow Loshi, titulluar “Lulja e Mjegurit – Tehsadora”. (Galeria “Qahili”, Prishtinë)