Ngjarjet e ditës: 3 maj 2024

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mbanë dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Rini. (Kuvendi Komunal Mitrovicë e Jugut) 

  • 10:00

    Initiative for Progress – INPO publikon raportin: “Performanca e Qeverisë së Republikës së Kosovës në realizimin e prokurimit”. Raporti është rezultat i monitorimit të Planeve Përfundimtare të Prokurimit të Ministrive rreth përmbushjes së tyre, brenda një (1) viti fiskal.(Hotel “Sirius”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, do të shënojnë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, me një diskutim për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë )***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet revista “An Innovation” e studentëve të vitit të III-të të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. (Salla Idriz Ajeti, Fakulteti i Filologjisë )***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Promovohet libri shkencor “Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë”, i profesorit universitar Sejdi Gashi, organizuar nga Komuna e Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal Istog)

Kalendari Arkiv