Ngjarjet e ditës: 14 dhjetor 2023

  • 09:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportet në lidhje me zbatimin e Ligjit për farërat dhe atij për pasurimin e miellit. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar organizojnë konferencë për nder të 10- Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, me temë “Të drejtat e njeriut – roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”​. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Bëhet shpallja e aktgjykimit të apelit në rastin e Salih Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 09:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e AKK-së shqyrton Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore; Projektligjin për ndryshime klimatike dhe Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 09:30

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjit  për rininë. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare me një pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës proteston në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe moskompensimin për rrezikshmëri në punë. Marshi i protestuesve niset nga parkingu i Pallatit të Rinisë. (Para Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës organizon diskutim për mësimet e nxjerra nga 15 vjetët e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtete të ndryshme. Marrin pjesë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot. (Kolegji AAB) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e viziton Ndërmarrjen Publike Komunale “Kuzhina Qendrore”, për të parë nga afër vendosjen e paneleve solare në këtë ndërmarrje. (“Kuzhinën Qendrore”, Prishtinë) 

  • 17:00

    Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, si dhe 181 dëshmorëve të kombit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, mbahet akademi përkujtimore. (Pallati i Rinisë)

  • 17:30

    Zyra e BE-së në Kosovë do të organizojë një diskutim mes përfaqësuesve të BE-së, shteteve anëtare të BE-së, Qeverisë së Kosovës dhe studentëve me temën “Liberalizimi i vizave: Eksplorimi i mundësive për studentë nga Kosova”. (Fakulteti i Arkitekturës, Prishtinë)

Kalendari Arkiv