Ngjarjet e ditës: 31 maj 2023

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë)

  • 10:00

    IKShPK shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. Marrin pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (IKShPK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Andin Hotin, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur lidhur me çështjen e personave të zhdukur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, Zyra në Kosovë, në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, Prishtinë) 

  • 10:30

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar me mediet bëhet nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir)

  • 11:00

    Organizohet tryeza shkencore “Shndërrimi elektrokimik i energjisë dhe ruajtja e saj”. (Salla e akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Promovohet libri “E vërteta e aktorit” e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)

  • 13:30

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së, Te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    UNICEF në Kosovë organizon ngjarjen me të rinj “Activate Talk”, merr pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Klan “Arena”)

  • 15:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend. (Selia e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Studentët dorëzojnë nënshkrimet e mbledhura nga peticioni “Mos ma prek Hasan Prishtinën”. (Ndërtesa e Rektoratit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së AAK-së kryetari Ramush Haradinaj mban konferencë me gazetarë. (Selia e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv