Bashkëpunimi i Institucioneve të Kosovës në Fushën e Prokurimit Publik në Kosovë organizon konferencë “zhvillimi i sistemit të prokurimit publik në Kosovë”. (Hoteli International Prishtina)
Bashkëpunimi i Institucioneve të Kosovës në Fushën e Prokurimit Publik në Kosovë organizon konferencë “zhvillimi i sistemit të prokurimit publik në Kosovë”. (Hoteli International Prishtina)
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ku edhe do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit nga Ambasada Britanike për Prokurorinë Speciale. (Objekti i PS-së, Rr. Luan Haradinaj) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), organizon konferencën për rritjen e sensibilizimit dhe diskutimin e sfidave aktuale për krimet mjedisore në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Mbahet mbledhja e 325-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (KGjK)
Lansohet kampanja “Ndrysho për Klimën” dhe programit për grante, me qëllim të forcimit të përpjekjeve për përshtatje dhe veprim ndaj ndikimeve që po sjellin ndryshimet klimatike. Marrin pjesë, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Alex Albertine, ushtrues detyre i zëvendës drejtorit të Misionit të USAID-it në Kosovë. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Kjo ngjarje është anuluar.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin me amendamente të Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues si dhe shqyrton Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)***Kjo ngjarje është anuluar.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, takohet me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme, Sigurisë nga Republika e Çekisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave me raport amendamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe të Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur. Të ftuar: Andin Hoti dhe Ahmet Grajqevci. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton kërkesën e banorëve të “Toukbahçes” në Prishtinë rreth tjetërsimit të disa burimeve ujore. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton disa Projektligje. Formon edhe grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N225) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me Komisionin për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Lëvizja Feministe Studentore mban konferencë për media lidhur me vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi.(Rektorati i UP) *** Mbulohet me kamerë nga EO