Ngjarjet e ditës: 4 shtator 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:00-13:00

    9:00 – Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. (Objekti i i Komunës së Vushtrrisë) 

    10:00 – Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, vizitojnë Kalanë e Vjetër të Qytetit. (Kalaja e Vushtrrisë)

    10:30 –

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, përcjellin punimet në shesh ”Adem Jashari”. (Vushtrri)

    11:00 –

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, vizitojnë fabrikën “Loni Dekor”.  (Vushtrri)

    ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30 - 10:30

    Kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Pudujevës, Shpejtim Bulliqi, bëjnë përurimin e dy shkollave të reja në këtë komunë. (Podujevë)

     

    9:30 – Prerja e shiritit dhe manifestimi në oborrin e shkollës “Musli Dumoshi” në Dumosh.

     

    10:30 -Prerja e shiritit të shkollës “Ali Hadri” në Obrançë.

  • 10:00-14:00

    Në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, mbahen disa aktivitete, përfshirë garat sportive e aktivitete të tjera. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    USAID lanson platformat e personalizuara, të bazuara në ueb për sektorët e TIK-ut, agrobiznesit dhe përpunimit të drurit. (Hotel Emerald) 

  • 10:00

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 68. (Hotel Grand) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia inauguruese për projektin “Përmirësimi i kushteve të sigurisë në shkollat e Plemetinit”. (Oborri i shkollës në Plemetin, Obiliq)

  • 11:00

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, mban stërvitjen e radhës në kuadër të kampanjës në Ligën e Kombeve, ndaj Rumanisë dhe ndaj Qipros. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Mbahet ekspozita e projekteve të përzgjedhura për sheshin “Adem Jashari” në Kryeqytet. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Stërvitja e Kombëtares U21. (Kampi Nacional në Hajvali)

Kalendari Arkiv