Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhje. Në rend dite është raporti i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën janar – mars 2024; rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës të administratës në sistemin prokurorial etj. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”)
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për përkujtimim e viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë- Bosnje e Hercegovinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare; themelimi i Komisionit Hetimor mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Integriteti i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” (Problemet kushtetuese dhe ligjore të Projektligjit aktual). (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit me raport amandamente të Komisionit për funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti si dhe Projektligjin kripto-asetet me raport amandamente të Komisionit për funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të hartimit të planit të hollësishëm rregullues “Parku i Biznesit”, organizon takim publik për informimin e bizneseve rreth Zonës Ekonomike. (Zona Ekonomike, Prizren)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Federata e Hendbollit mban konferencë për media lidhur me Organizimin e Kampionatit Europian M20 për meshkuj, që mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik 2024. (Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Salla e sporteve)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Shpalosen për herë të parë artefakte nga viktimat e Srebrenicës, të cilat i kanë ruajtur familjarët e viktimave. Marrin pjesë Emilija Rexhepi, zv.kryeministre e Kosovës dhe Mensur Bektic, përfaqësues i familjarëve të të vrarëve boshnjakë. (Shtëpia e Gazetarëve, ish-ndërtesa e Gërmisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) bën hapjen e ekspozitës “Një Ditë” kuruar nga Blerta Hoçia dhe realizuar nga FDHK. (Biblioteka ‘Hivzi Sulejmani’, Dardani, Prishtinë)
Pritje e organizuar e Ambasadës së Francës në Kosovë për Ditën Kombëtare të Francës. Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, mirëpret autoritete të larta të Kosovës, sportistë dhe amatorë të sportit, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe pjesëtarë të komunitetit francez në Kosovë. (Amfiteatri Gërmia)
OJQ-së së Shoqatës Boshnjake Hanuma organizon shfaqjen e filmit: Quo Vadis, Aida? nga drejtoresha e BiH Jasmila Zbaniç. Kjo ngjarje shërben si një mundësi për t’u bashkuar dhe reflektuar mbi këtë datë të rëndësishme në histori, duke nderuar kujtimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. (Kinema Armata, Prishtinë)
OJQ-së së Shoqatës Boshnjake Hanuma përkujtuar të gjitha viktimat e gjenocidit të Srebrenicës. (Sheshi Skënderbeu, para Teatrit Kombëtar)