Ngjarjet e ditës: 11 shtator 2023

  • 08:00 - 11:15

    Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon disa aktivitete në nderim të viktimave të sulmit terrorist në ShBA të 11 shtatorit 2001, me moton “Kosova nuk harron”.

    Agjenda:

    07:30 – Vendosja e kurorës me lule dhe ndezja e qirinjve te obelisku 9/11, para Qeverisë së Kosovës;
    08:00 – Zjarrfikësit e Prishtinës i ndezin sinjalizimet e rotacionet për 5 minuta.
    08:30 – Larja e platesë te shtatorja e Presidentit Bill Clinton;
    09:00 – Vendosja e një flamuri të ri amerikan te shtatorja nga zjarrfikësit e Prishtinës;
    10:55 – Në të gjitha komunat e Kosovës, zjarrfikësit do t’i ndezin sinjalizimet me qëllim të respektimit të viktimave 9/11;

    11:00 – Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëmshtizë flamurin amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton;
    11:05 – Vendosja e kurorës me lule dhe ndezja e qirinjve para emrave të viktimave të sulmit terrorist 9/11;
    11:10 – Vizitë në ekspozitën me fotografi nga sulmi në SHBA e fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, që lidhen me 9/11;
    11:15 – Prononcim para gazetarëve. (Te shtatorja e Presidentit Bill Clinton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë për medie, në lidhje me shpalljen e Kosovës organizatore e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”,  (Aeroporti “Adem Jashari”, dalja VIP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA. (Hyrja e Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski së bashku me presidentët e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe të Kroacisë, Zoran Millanoviq, presin në takim liderët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni.  Merr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “DoubleTree by Hilton”, Shkup)

  • 12:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për medie. (Zyrat e ZKA-së, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:20

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Grupi i Miqësisë Kosovë-Izrael i Kuvendit të Republikës së Kosovës pret në takim ministrin e Turizmit nga Izraeli, Haim Katz. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në ceremoninë  e përurimit të bustit të Shën Terezës, në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup. Të pranishëm në këtë ceremoni do jenë edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ambasada e Republikës së Kosovës, Shkup)

Kalendari Arkiv