Ngjarjet e ditës: 20 prill 2021

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton miratimi e fushëveprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 10:00

    Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën virtuale përmes platformës “Zoom”, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me temën “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve”. (Platforma Zoom)

  • 10:30

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë shpërndarjen e pajisjeve për 5 biznese përfituese. (Shtëpia e Bardhë)

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    TIKA shpërndan pako ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë. Merr pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Palestra Sportive “Shani Nushi”, Gjakovë) 

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temë: “Sundimi i ligjit në Kosovë”, Cilat janë prioritetet e qeverisë së re?”. Merr pjesë, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    TIKA shpërndan pako ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë. Merr pjesë nënkryetari i Komunës së Istogut Agim Ademaj. (Shtëpia e Kulturës, Istog)

  • 15:30

    Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, publikon hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në sektorin e turizmit. (Zyrat e UTK, Rr. Pashko Vasa,”Pejton”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv