Ngjarjet e ditës: 24 gusht 2022

  • 10:30

    Këshilli Organizativ i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2022” mban konferencë për medie, ku do të shpaloset në detaje programi i festivalit, emrat e artistëve që do të performojnë gjatë tri ditëve – 2, 3 dhe 4 shtator 2022, në Rahovec. (“Rockuzinë”, Arbëri)

  • 11:00

    Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Filharmonia e Kosovës organizon mbledhje komemorative në kujtim të kolegut dhe kornistit, Bledar Bujupi. (Në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit)

  • 12:00

    Galeria Kombëtare e Kosovës organizon konferencë për medie për edicionit e katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” më ç’rast kuratorët, Christian Mosar nga Luksemburgu, Raimund Stecker nga Dusseldorf do ta shpalosin detajet. (Galeria Kombëtare e Kosovës)

  • 14:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, Gabriel Escobar. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Në nder të shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, do të mbajnë një aksion simbolik që ka për qëllim të nderojë popullin ukrainas për rezistencën e treguar në më shumë se 80 ditë për të mbrojtur qytetin e Mariupolit. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e viziton “Autostrada Biennale Hangar”. (Innovation and Training Park, Prizren)

  • 16:00

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar takohen me përfaqësues të opozitës. (Zyra e BE-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    PBC Academy organizon eventin në të cilin Fitim Bozhdaraj, një shqiptar nga diaspora, do t’i dhurojë 15 bursa për 15 vajza në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. (PBC Academy, rr. “Tirana”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv