Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani dhe ekipi i fushatës “Festo me Zemër jo me Armë”, do të vizitojë kompaninë Katana, ku do të vizitohen poligonet, shitoret ku shiten armët etj. (Kompania “Katana”)
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani dhe ekipi i fushatës “Festo me Zemër jo me Armë”, do të vizitojë kompaninë Katana, ku do të vizitohen poligonet, shitoret ku shiten armët etj. (Kompania “Katana”)
Ambasada e Francës lanson projektin e barazisë për të gjithë së bashku me Fondacionin Jahjaga, CSGD dhe CEL, marrin pjesë ambasadori francez Olivier Guérot, ish-presidentja Atifete Jahjaga. (Bubble Pub, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes, “Linja e Jetës” përmbyll peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shpalos raportin e vlerësimit mbi performancën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024. (Zyrat e KDI-së, rruga “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal njofton lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastet KO232/23 dhe KO233/23. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mban punëtori me komunitetin kulturor, ku do të diskutohet shfrytëzimi i hapësirave publike, me fokus të veçantë në Qendrën për Praktikë Narrative. (Qendra për Praktikë Narrative)
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) publikon analizën titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”. (Hotel “Emerald”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes, Linja e jetës mban tryezë diskutimi “Ta ndryshojmë narrativën si flasim për vetëvrasjen”. (Rezidenca 17, Prishtinë)
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes, Linja e jetës ndez qirinj si shenjë përkujtimi për jetët e humbura. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)