Ngjarjet e ditës: 30 maj 2023

  • 09:00

    Fondacioni Kosovar për Lidership, në bashkëpunim me Universitetin “James Madison” dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojmë konferencën “Ndërtimi i Paqes së Qëndrueshme dhe Prosperitetit në Ballkan dhe Europën Juglindore përmes Lidershipit të Fortë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Në Gjykatën Speciale vazhdon gjykimi ndaj Pjetwër Shalës. (Hagë)

  • 10:00

    Fillon aktiviteti i Garave me Biçikletave në kuadër të projektit Rivista Shkollore “Siguria në Rrugë 2023”. (Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 10:45

    Shoqata e Neurologjisë së Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë së QKUK-së, mbajnë konferencë e në Ditën Botërore të Sklerozës Multiple. (“Four Points by Sheraton”, Marigona Residence)

  • 11:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI-t) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Mbrojtjes organizon Ditën e Vizitorëve të Shquar (DV Day) të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani; kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca etj. (Babaj i Bokës, Gjakovë) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 11:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Ambasadoren e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nisin vizitat e hapësirave të identifikuara për intervenim, largimin e barrierave, dhe vendosjen e segmenteve të nevojshme infrastrukturore për qasje në objekte publike dhe private për përsonat me aftësi të kufizuara, personat e moshuar dhe kategori të tjera me vështirësi në lëvizje, në kuadër të fushatës “Prishtina një qytet pa barriera”. (Te objekti i Radio Kosovës, sheshi “Xhorxh Bush”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022 si dhe voton raportin vjetor të performances së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 12:00

    Punëtorët teknikë dhe ata fizikë të Spitalit të Gjilanit protestojnë para Drejtorisë së Spitalit, me kërkesë ngritjen e pagave. (Spitali i Gjilanit)

  • 12:50

    Në kuadër të Samitit Rajonal të Guvernatorëve, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore, mbahet paneli “Reforma dhe modernizimi i Autoritetit Tatimor – Qëllimi, arritja dhe kuftijtë”. Merr pjesë dhe Ilir Murtezaj i ATK-së. (Hotel “Splendid”, Beçiç, Mali i Zi) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin me temën “Përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga politikanët: Çfarë ndikimi ka tek qytetarët?” Marrin pjesë Jeta Xharra, drejtore ekzekutive në BIRN, Petrit Selimi, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Visar Ymeri, drejtor i Institutit “Musine Kokalari”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv