Ngjarjet e ditës: 3 korrik 2023

  • 09:00

    Kryeministri  Albin Kurti, shoqëruar nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, bëjnë inagurimin e fillimit të punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë. (Rruga Prishtinë-Podujevë, te Qeshmja te Kulina) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Institucioni i Avokatit te Popullit organizon tryezën me temën “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”. (Hotel “Etno Kuça”, Graçanicë) 

  • 10:00

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) shënon 17-vjetorin e themelimit. (Ndërtesa e IPK-së, Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata e Shkrimtarëve “Naim Frashëri” përuron librin poetik “Përtej Detit”, të dy autorëve Francesca Gallello-Gomez dhe Nikolë Loka. (Biblioteka Kombëtare)

  • 12:00

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Federata e Hendbollit mban konferencë për medie lidhur me organizimin dhe mbajtjen e Kampionatit Evropian U19 për femra, që mbahet në Prishtinë prej 8 deri më 16 korrik. (Federata e Hendbollit, Shtëpia e Sporteve)

  • 14:30

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku bëjnë pranimin e pajisjeve mjekësore të cilat janë blerë nga kjo drejtori në vlerën e 283 650 eurove. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban mbledhjen e Këshillit Drejtues ku temë kyçe do të jetë situata në veri të vendit. (Hotel “Amazona”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Universiteti i Prishtinës mban ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Rruga “Xhorxh Bush”, përballë rektoratit të UP-së)

  • 17:30

    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi deklarohet para mediave pas mbledhjes së Këshillit drejtues. (Hotel “Amazona”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv