Ngjarjet e ditës: 08 qershor 2024

  • 09:30-22:30

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban garën FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

  • 10:00

    Vazhdon turneu ndërkombëtar të pingpongut “Prishtina Open 2024”. Sot do të zhvillohen ndeshjet për Grup-moshat U17 dhe U21. (Vendi: Pallati i Rinisë-Prishtinë)

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë. (Kompleksi i shkollave të mesme, “Aleksandër Xhuvani” dhe “Fan S. Noli”, Podujevë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00-18:00

    Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, hap zyrtarisht “Ditën e Hapur”, në të cilës shfaqen një gamë e gjerë aktivitetesh që përfshijnë shfaqje robotike, lojëra interaktive, garë skuterësh, ekspozita artistike, filma për fëmijë, dhe një koncert në mbrëmje. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)

  • 17:30

    Komuniteti LGBT+ mban “Paradën e Krenarisë”. Nisja fillon nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon tek Biblioteka Kombëtare. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës mbahet koncerti “Shkurte Fejza-50 vjet Zëri i Kombit”. (Salla e Madhe Pallati i rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

Kalendari Arkiv