Ngjarjet e ditës: 20 dhjetor 2022

  • 09:00

    Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me plani veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban takim me drejtorët e Komunës. (Shtëpinë e Bardhë)  

  • 09:30

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëvshjeve të Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me kërkesën/peticionin e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet. I ftuar Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban tryezën e diskutimit “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës: Sfidat dhe perspektiva”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 10:00

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. I ftuar është u d. drejtori i Thesarit, Nysret Koca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 10:00

    Fakulteti i Edukimit bën promovimin e Fjalorit Enciklopedik të Edukimit të autorit Hajrullah Koliqi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

  • 10:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, AKRK, ARKEP, ARRU, KPMM dhe ZRRE). (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 10:30

    Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Objekti i KPK-së)

  • 11:00

    CHwB Kosova dhe HANDIKOS mbajnë ceremoninë hapëse të projektit “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne”. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës)

  • 11:30

    Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias pritet nw takim ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Nënshkruhet marrëveshje e veçantë bashkëpunimi për projektin e ngrohjes me energji diellore ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike “Termokos” dhe KfW Kosovo. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës)

  • 12:00

    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti organizon event me rastin e festave të fundvitit. (Objekti i Komunës, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 12:30

    Klubi “Demokracia Konservatore” do të mbajë konferencë për medie dhe do të bëjë shpërndarjen e fletushkave sensibilizuese për bojkotimin e produkteve serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 13:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, viziton komunën e Vushtrrisë. (Objekti i Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) përmes Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i cili financohet nga kredia mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore, mban Konsultim Publik lidhur me Projektin Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes në Kosovë”. (Pallati i kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë)

  • 16:00

    Komuna e Vushtrrisë bën promovimin e Platformës së Diasporës. Merr pjesë kryetari Ferit Idrizi. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) organizon konferencën vjetore “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 19:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizon Koncert Festiv. (Salla e Akademisë)

Kalendari Arkiv