Ngjarjet e ditës: 4 mars 2024

  • 08:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizitojnë vendpunimet e rrugës Prishtinë -Mitrovicë. (Vendi: në afërsi të fshatit Lumadh, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00 - 09:30

    Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës organizojnë konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”. Folës kryesorë në hapje do të jenë kryeministri Albin Kurti; kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; dhe Peter Hurrelbrink, drejtori i FES-it për Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30 - 11:00

    Në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, mbahet sesioni 1: “Zgjerimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor: Koha për përparim është tani!” Marrin pjesë Arbreshë Kryeziu-Hyseni, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë; Besnik Bislimi, zv.kryeministër i Kosovës; Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë; Lukas Mandl, anëtar i PE etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30

    Mbahet edicioni i 8-të i Konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “Cyber ZERO”. Në hapje marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

     

  • 10:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) inauguron Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Kampusi i Fakulteteve Teknike, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00 - 11:30

    Në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, mbahet sesioni 2: “Lufta në fqinjësi: Diplomacia e Mbrojtjes”. Marrin pjesë Matti Nissinen, ambasador i Finlandës; Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme; Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Shqipëri; Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme, deputet i Kuvendit të Kosovës etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Komisioni Ad hoc për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Medieve (KPM) interviston kandidatët. (Kuvendi i Kosovës, N10)

    ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) dhe anëtarët e Kombëtares U18 mbajnë konferencë për medie, me rastin e kthimit të Kombëtares U18 nga kampionati IHF Trophy Intercontinental në Uzbekistan, ku vajzat siguruan kualifikim historik në Kampionat Botëror. (Lokalet e FHK-së, Shtëpia e Sporteve)

  • 13:30

    Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) mban ceremoninë zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30 - 16:00

    Mbahet sesioni 3: “Shoqëria civile dhe media në formësimin e proceseve demokratike”, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”. Folës: Teuta Arifaj, gazetare; Jeta Loshaj, konsulente e FES; Charles Kupchan, profesor i Universitetit Georgetown; Miodrag Vlahovic, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi; Besnik Tahiri, deputet i Kuvendit të Kosovës etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 16:00 - 17:00

    Mbahet Sesioni 4: “Përshkrimi i së ardhmes: Drejtimet e politikave dhe angazhimi diplomatik, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”. Folës: Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës; Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së; Thomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së dhe Jörn Rohde, ambasador i Gjermanisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 17:00 - 17:30

    Mbyllja e konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”. Fjalët përmbyllëse nga Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Charles Kupchan, profesor i Universitetit Georgetown. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv