Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra vizitojnë shkollën “Selami Hallaqi”, në Gjilan. (Objekti i shkollës)
Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra vizitojnë shkollën “Selami Hallaqi”, në Gjilan. (Objekti i shkollës)
Organizohet fushatë vetëdijësuese kundër dhunës në familje në kuadër të projektit “Edukimi kundër dhunës në familje dhe ngacmimit seksual”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komuna e Klinës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës hapin ekspozitën “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Te Jehona e Dukagjinit, Klinë)
Mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës)
Me rastin e 23-vjetorit të themelimit të Policisë organizohet ceremoni në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, kori diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra takohen me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit Hyseni)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton komunën e Mamushës.
Agjenda:
Ora 13:45 – Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, Zyra e kryetarit të komunës;
Ora 15:20 – Presidentja Osmani viziton Qendrën për fuqizimin e grave mbështetur nga UN Women dhe Instituti “Junus Emre”, Gjimnazi Ataturk;
Ora 16:10 – Presidentja Osmani do ta vizitoj fabrikën e prodhimit të thasëve NTP Birlik, Rruga “Asker”