Ngjarjet e ditës: 28 shtator 2023

  • 09:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, N204) 

  • 09:30

    Mbahet ceremonia e përfundimit të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural”) i zbatuar nga Caritasi Zviceran, financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera. (Klan Arena, ish-fabrika e amortizatorëve)

  • 10:00

    Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon tryezën e rrumbullakët, me rastin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban konferencën për medie ku do të shpaloset raporti analitik “Integriteti politik në Kosovë: çfarë të dhënash kemi?”. (Zyra e KDI, Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), në bashkëpunim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, mbanë tryezë të rrumbullakët në lidhje me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 10:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. Në rend dite janë 23 pika. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Projektit për Qeverisje Dixhitale. Marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Massimiliano Paolucci. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Bëhet prezantimi i gjashtë projekteve komunitare të mbështetura nga projekti FIERC. (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Prishtinë)

  • 11:00

    Bëhet promovimi i librit “Simbole të lirisë” i autorit Musa Emini. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)

Kalendari Arkiv