Ngjarjet e ditës: 19 prill 2022

  • 09:00

    Ministrja Rozeta Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave etj. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë vazhdon shqyrtimi gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedon me përfaqësuesit e komunitetit turk për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal. I ftuar është Samir Shahini, kryesues i Kolegjiumit për Arsim Parauniversitar. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Me rastin e Ditës se Veteranëve të Betejës së Koshares, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi nderohen me Çmimin “Ditët e Shqipes”, për veprimtari te përgjithshme. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:15

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bën homazhe në fshatin Makoc të Prishtinës. (Fshati Makoc, Prishtinë)

  • 13:30

    Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) organizon marshin me moton “S’po shkohet n’shkollë”, në shenjë proteste me mungesën e cilësisë në arsim, sjelljet e profesorëve etj. (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë e jashtëzakonshme për media. (Selia Qendrore e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale lanson sistemin e Menaxhimit të Përmbarimit (EMS). Marrin pjesë drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 15:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin me temën “Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe punësimit në komunitetet ashkali, rom dhe egjiptas”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv