Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Sindikatën e Pavarur të Administratës Publike dhe me Federatën e Shëndetësisë, mban konferencë për medie ku do të trajtohet tema e moszbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Zyrat e IKD-së, Rr. “Ilaz Agushi”, Prishtinë)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) prezanton analizën e politikave mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm – OZHQ. (Hotel “Sirius”)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe GIZ Kosova mbajnë sesionin informues mbi Skemën e Granteve Bujqësore 2024-2027. (Hotel “Dukagjini”, Pejë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2025. (Kuvendi i Kosovës, N204)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2025. (Kuvendi i Kosovës, N303)
Komuna e Lipjanit organizon takim me Këshillat e Prindërve të të gjitha shkollave, lidhur me tekstet e lëndës Edukimi Seksual . (Salla e Kuvendit, Lipjan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të dorëzojnë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës – PSRK. (Objekti i PSRK-së, rr. “Luan Haradinaj”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit; të Komisionit të Pavarur për Media; të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës; të Radio Televizionit të Kosovës dhe të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. (Kuvendi i Kosovës, N506)
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” prezanton analizën lidhur me parafushatën e subjekteve politike, “përzierjen” e Qeverisë në procesin zgjedhor dhe përgatitjet parazgjedhore të KQZ-së. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”)
Bëhet lansimi i masës për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale, merr pjesë Kryeministri, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci. (Sallën P-38, Objekti i Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.