Ngjarjet e ditës: 25 maj 2022

  • 09:00

    Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak se nuk janë paguar qe tre muaj. (Para MSH-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban diskutimin me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhje. Në rend dite është dhe plotësim – ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës – përkatësisht propozimi për një tërheqje tjetër nga qytetarët etj. (Ndërtesa e Kuvendit, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Të ftuar përfaqësues të Organizatës “Save the Children”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 10:00

    OJQ “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – Inject” organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel “Emerald”)

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 11:00

    Mbahet edicioni i 21-të i Panairit EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë dhe zv.kryeministri Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel “Grand”, Salla e Kuqe)

  • 11:00

    Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”. Nga ora 13:15 kësaj ngjarjeje do t’i bashkohet edhe kryetari Përparim Rama. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre – nxjerrjen e Ligjit për Lotarinë dhe pagat. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike mbajnë konferencë për media, në të cilën do të flitet për sëmundjen e lisë së majmunëve. (Ministria e Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon debatin me temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithëpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë)

  • 14:00

    FC “Drita” mban konferencë për shtyp, para ndeshjes finale për Kupën e Kosovës. (Selia e FFK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    FC “Llapi” mban konferencë për shtyp, para ndeshjes finale për Kupën e Kosovës. (Selia e FFK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Fondacioni Lumbardhi hap sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino “Bahçe” në Prizren)

Kalendari Arkiv