Ngjarjet e ditës: 12 korrik 2022

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban mbledhje me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:00

    Mbahet tryeza përmbyllëse “Zbatimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, që organizohet nga Instituti për Politika Zhvillimore. – INDEP. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 11:00

    Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantojë rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022. Merr pjesë dhe ministri i Financave, Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së, këndi i rrugëve “Bill Klinton” dhe “Dëshmorët e Kombit”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Bordit, Bajram Mustafa, dhe u.d. i kryeshefit Ekzekutiv, Januz Kabashi, raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të NPH “Ibër – Lepenc”. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe pika të tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 11:00

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë përcjell nisjen e “Konvojit të EULEX-it për Ukrainë” i cili përbëhet nga 10 automjete të EULEX-it, të cilat do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë. (Selia e EULEX-it, ish-Farmed)

  • 11:00

    OJQ “Aktiv” organizon diskutim për transparencën në punën e vetëqeverisjes lokale në Kosovë në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në Kosovë”. (Hotel “Ulpiana”, Graçanicë)

  • 13:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, si dhe Projektligjin për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 17:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës. Me këtë rast do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”. (Ish-ndërtesa e Qendrës së Paraburgimit, rr. “Luan Haradinaj”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 19:00

    Fondacioni “Jahjaga” lanson koleksionin e ri të veshjeve të brendit “One in Three”. (“Vendum Lounge”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv