Ngjarjet e ditës: 9 korrik 2022

  • 05:43

    Mbahet manifestimi qendror i festës së Kurban Bajramit për Kosovë. Namazi i Bajramit falet nga ora 05:43, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan Hashani. Kurse hytben do ta mbajë Myftiu Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit me mesazh. (Xhamia e Madhe, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00-12:00

    Për nder të Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) organizon pritjen tradicionale për urime. (Selia e BIK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit,. (Selia e BIK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Besim Berisha, për nder të festës së Bajramit. (Zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren)

Kalendari Arkiv