Ngjarjet e ditës: 30 maj 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:00

    Drejtorja e Kulturës në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani mban konferencë për media. (Salla e takimeve objekti i ri i Komunës së Ferizajt)

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ndanë mirënjohje për Komunat më Transparente. Marrin pjesë kryetarë të komunave. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), mban tryezë diskutimi me temën: “Vlerësimi i rezultateve të zgjedhjeve në BE dhe perspektivat integruese për Kosovën: tre skenarë të mundshëm”. (Europe House, Prishtinë) 

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban mbledhje. Në rend dite është vlerësimi i përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, vazhdon mbledhjen për shqyrtimin e Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e 326-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Do të shqyrtohet edhe caktimi i shpërblimit shtesë për anëtarët e Komisionit për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi Komunal Rahovec)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Kuvend Komunal Gjilan)

  • 10:00

    Në kuadër të “Java e bibliotekës 2024”, Biblioteka për të Verbër të Kosovës, “Syri ynë” në Prishtinë do të organizojë “Aktivitet Kulturor me krijues” persona të verbër. (Hotel “Sirius” Prishtinë)

  • 11:00

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë-Objekti C, Hajvali) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Forumi Anadrini nga Komuna e Rahovecit, mban aktivitetin përmbyllës të projektit “Edhe unë mund të bëj gjëra të mira për vendin tim”. Projekti është mbështetur nga MKRS dhe është realizuar me të rinjtë e komunës së Rahovecit, me fokus në artin skenik dhe artin pamor. (Qendra e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec)

  • 11:00 – 13:00

    Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova dhe partnerët zbatues Komuna Mirditë, Komuna Junik dhe Qendra UET lansojnë projektin “Mirdita Junik” në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. (Shtëpia e bjeshkatarëve, Livadhi i Madh, Junik)

  • 12:00

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, organizon aktivitetin vetëdijësues, me mesazhin “Shërbimet për fëmijët po mbyllen! Alarm për veprim për Komunat, Qeverinë dhe Kuvendin”. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet “Digjitalizimi i shërbimeve lokale për ofrim më të mirë të shërbimeve për të gjithë”. Marrin pjesë ambasadorja Nancy Soderberg, drejtore, NDI Kosovë, Jehona Lushaku Sadriu, nënkryetare e Prishtinës. (Kinemaja “Armata”, Prishtinë)

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, diskuton rreth angazhimit të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Alternativa dega në Gjakovë mbanë konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me trajtimin dhe dhënjen në shfrytëzim nga Qeverisja Lokale në Gjakovë për 99 vite të pronës Komunale, pjesë e parkut të qytetit, me destinim të ndërtimit të një Kompleksi Hotelier. (Zyrën e Alternativës në Gjakovë, “Çarshia e Jupave”)

  • 14:00

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, mban konferencë për media. pritet publikimi i listës për ndeshjet miqësore të qershorit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, mban stërvitjen e parë në prag të ndeshjes miqësore kundër Norvegjisë. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 18:30

    Mbahet pritje me rastin e Ditës së Shtetësisë së Kroacisë. (Hotel “Emerald” Prishtinë)

Kalendari Arkiv