Ngjarjet e ditës: 19 shkurt 2024

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së Carvago by Gjirafa. (Tech Park, Bërnicë e Poshtme) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti për Siguri, Media dhe Arsim do të ndezë qirinj në nderim të historianit e albanologut kroat Dr. Milan Šufflay (1879 – 1931), në përvjetorin e vrasjes së tij nga regjimi i Mbretërisë së Jugosllavisë. (Te Shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:15

    Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit. (Vërbicë e Kmetocit, Gjilan) 

  • 14:00

    Telekomi i Kosovës mban konferencë për medie “për të ndarë dyshimet e bazuara se individë brenda sistemit të drejtësisë në vend janë shndërruar në instrument të interesave të jashtëligjshme dhe në cenim të pronës së Telekomit”. (Selia e TK, Dardani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) sot lanson “Strategjinë e Futbollit 2024-2028”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv