Ngjarjet e ditës: 23 tetor 2021

  • 10:00

    Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës – STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park”, Prizren)

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (KQZ, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Shfaqet video programi “Pranverë e përhershme, behar i vonuar” nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

  • 12:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, vizitojnë kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit. (Objekti i kinemasë së vjetër, afër zyreve të shoqatës “Esnaf”)

  • 16:00

    Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së 19 vjeçarit Engjëll Smerqaku, do të organizohet protestë në Gjilan. (Para Kuvendit Komunal, Gjilan)

Kalendari Arkiv