Ngjarjet e ditës: 13 nëntor 2023

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Seanca transmetohet dhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të granteve dhe Panairi i bizneseve në pronësi të grave të minoriteteve. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it, Mary Eileen Devitt. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së GEW 2023. Merr pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka etj. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Vazhdon fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. (Mitrovicë e Veriut)

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) realizon një aksion simbolik lidhur me çështjen e Asociacionit. Pas aksionit, për medie do të prononcohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Pranë sheshit “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, merr pjesë ne aktivitetet e Orës së Kodimit me nxënësit e klasës së 6-të të ShFMU “Shkolla e Gjelbër”. (Shkolla e Gjelbër, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet takimi i IV-të i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve në Kosovë. Merr pjesë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezë diskutimi në lidhje me Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Ndërtesa e Kuvendit, 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Vazhdon fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. (Zveçan)

  • 14:05

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, merr pjesë në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”. (Linku)

  • 15:00

    Kombëtarja e Kosovës U21 zhvillon stërvitjen e parë. (Kampin Nacional, Hajvali)

  • 17:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Lipjan mban takim me strukturat në përgatitje për Konventën e partisë. (Zyrat e LDK-së, Lipjan)

Kalendari Arkiv