Ngjarjet e ditës: 27 maj 2022

  • 10:00

    Mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore – Së Bashku Kundër Korrupsionit”, mbahet konferenca për medie, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:30

    Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, organizojnë ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:30

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, zhvillon stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 11:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, mban mbledhjes e radhës. Diskutohet rreth emrave të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz)

  • 11:00

    Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. (Hamoc)

  • 12:00

    Komuna e Rahovecit bën homazhe të vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Feim Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaqi në fshatin Fortesë. (Fortesë)

  • 12.30

    Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion  (QIKA), organizon konferencë për medie si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare)

     

  • 13:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Selia Qendrore e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi. (Në rrugën Fortesë-Celinë)

  • 14:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pret në takim ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri”. (Hotel “Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse, mban konferencë për medie në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit në fshatin Brestoc. (Brestoc) 

  • 17:30

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, zhvillon stërvitjen e dytë në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Kampi Nacional, Hajvali)

Kalendari Arkiv