Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në shënim të 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), hap kampanjën “Imunizohu kundër korrupsionit”. Simbolikë e këtij aktiviteti është “vaksinimi” kundër korrupsionit dhe shpërndarja e Abetares kundër korrupsionit. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë” ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit për Projektligjin Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë Projektligji për zyrtarët publikë, ai për Pagat në sektorin publik etj. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur” në shënim e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese)
IKD publikon raportin me titull “Qeverisja me duar të pastërta” (Raport mbi deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave, të cilët kanë probleme me ligjin). (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe i Medieve do të mbajë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkëbisedom me studentë të Universitetit AAB për temën mbi dhunën në bazë gjinore. (Universiteti AAB, Fushë-Kosovë)
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat proteston para Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit shënon 16 Ditët e Aktivizmit – Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës – KNK. (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
IKD organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpall fituesit e garën “Fotografo Korrupsionin 2022”, që mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, merr pjesë në tryezën me gratë në komunën e Mitrovicës. (Restoranti “Va Piano”, Mitrovicë)
Në kuadër të fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit – Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, shfaqet filmi “Zgjoi”. Merr pjesë dhe ministrja Haxhiu. (Kino “Armata”, Prishtinë)
Me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish të ndjerit organizojnë takimin përkujtimor. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”)
Me rastin e organizimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Komiteti Olimpik i Kosovës organizon mban darkën zyrtare me drejtuesit më të lartë të ICMG. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)