Ngjarjet e ditës: 28 tetor 2022

  • 10:00

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore të Expo-Sharri në Dragash. (Hapësirat e shkollës së re teknike, Dragash)

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës interviston Ymer Fejzullahun, kryesues i Bordit/ Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Sylejman Hajdinin, ish-drejtor Menaxhues i “Kosova Thëngjill”. (Ndërtesa e Kuvendit, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Iniciues i Muzeut të Artit Bashkëkohor mbajnë simpoziumin njëditor “Me çka të të peshoj, me sy apo me zemër?’’. (Hotel “Grand”,  Prishtinë) 

  • 10:00

    Mbahet konferenca shkencore “Roli i këmbimit të dhuratave në konstituimin e lidhjeve shoqërore”. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës)

  • 10:00

    Shoqata e Afaristëve “Sharri” do të organizon panairin e produkteve lokale të komunës së Dragashit. (Dragash)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë me radhë. (Kuvendi Komunal, Rahovec)

  • 10:30

    Kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku dhe Bordi i Manifesta 14, organizojnë konferencën përmbyllëse për medie të Bienales Nomade Evropiane Manifesta. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:30

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimit për gazetarinë ekonomike “Vangjush Gambeta”, për gazetarët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, për herë të 16-të, organizon manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. (Para Teatrit Kombëtar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, te Qafa)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shënon 20-vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    OJQ Aktiv organzion debatin “Kulturë, Lajmrohu”- mbi aktivizmin kulturor, artin e angazhuar, bashkëpunimin lokal dhe rajonal, sfidat dhe perspektivat në fushën e kulturës. (Kafe Dit’e Nat’, Prishtinë)

  • 13:30

    Përrfaqësuesë francezë të misionit “Hauts-de-France në Kosovë” vizitojnë Muzeun e qytetit të Mitrovicës dhe OJQ 7 Arte. (Mitrovicë)

  • 15:00

    Nën organizimin e “Qendra Multimedia”, regjisorja dhe dramaturgjia e njohur teatri nga Shteti i Izraelit, Lilach Dekel-Avneri mbanë përformancën e saj. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

  • 16:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Organizata jo-qeveritare “ETEA” organizon ligjëratën me profesor Labinot Kelmendin, me temën “Çmendia në letërsi”. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “LIBART”)

Kalendari Arkiv