Ngjarjet e ditës: 21 janar 2022

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom)

  • 10:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, me rastin e 16-vjetorit të vdekjes së tij. (Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i pesë projektligjeve dhe i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Salla plenare e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 16-vjetorin e vdekjes së tij. (Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Lëvizja FOL organizon debatin “FOL Hapur” me zëvendës-ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Për nder të 23-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku, komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëjnë homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, Rahovec)

  • 13:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 13:30

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:00

    Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit, Gjilan)

Kalendari Arkiv