Ngjarjet e ditës: 22 korrik 2021

  • 10:00

    Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton  Vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës si Institucion i shërbimit publik. I ftuar Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. (Ndërtesa e Kuvendit) 

  • 10:00

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Sindikale të Auto-Taksive që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” protestojnë në shenjë pakënaqësie ndaj Policisë se Kosovës, Inspektoratit të Komunës së Lipjanit për moskrijimin e kushteve të punës. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”)

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”. (Objekti ish-Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet konferencë për medie rreth hapjes së edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”. (Kino “Lake”, Pejë)

  • 11:00

    Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore, aktivitetet mbahen nën patronatin e kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe OVL- UÇK-Rahovec. (Dragobil, Malishevë)

  • 13:00

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie, flasin deputetët Doarsa Kica-Xhelili dhe Fitim Haziri. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Projekti “Përkrahje i BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobalnë konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për raundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe TIK.(Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë për shkak të punimeve në rrugë. (Rr. “Muharrem Fejza”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv