Ngjarjet e ditës: 2 nëntor 2023

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lanson Analizën e Pulsit Publik: “Shqyrtimi i dinamikës së varfërisë së amvisërive përballë inflacionit”. (Qendra për Praktikë Narrative) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në organizim të Klubit Politik “Afrim Zhitia” mbahen homazhe pranë obeliskut të heroit të kombit Afrim Zhitia, në 34-vjetorin e rënies. (Llugë e Podujevës)

  • 11:00

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHT) mban tryezën me temën “Roli i institucioneve në trendet e zhvillimit të turizmit në Kosovë”. (Hotel “Grand” Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Velani, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu bëhen homazhe te vendi i rënies. (Bregu i Diellit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë, mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, prezanton Strategjinë për mbrojtjen e interesave të komuniteteve. (Objekti i Ministrisë, Fushë-Kosovë) 

Kalendari Arkiv