Ngjarjet e ditës: 15 qershor 2021

  • 09:00

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Ambasadori Tomash Szunyog, viziton komunën e Partesh ku do të takojë kryetarin e komunës së Partesh. (Ndërtesa e Komunës së Parteshit)

  • 09:00-16:00

    Komuna e Deçanit për nder të 22-vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit, në bashkëpunim më shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë një sere aktivitetesh për shënimin e kësaj dite.
    Agjenda:
    09:00 – Në Sallën e Asamblesë Komunale bëhet ndarja e mirënjohjeve (post mortum) për profesorat të cilet kanë ndërruar jetë gjatë pandemisë Covid-19;
    Ora 10:00 – Hapja e Espozitës dhe muraleve në ShFMU “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan;
    Ora 11:00 – Ekspozitë “Vullkani i Republikës” Lidhja e Historianve të Kosovës – Në Qedër të Qytetit;
    Ora 12:00 – Të rinjët e Deçanit ngjiten në “ Via Ferrata” me moton “Faleminderit UÇK”
    Ora 16:00 – Ekspozitë “Nën dritën e Gjeravicës” nga Prof. Nezir Ramosaj – Pallati i Kulturës “Jusuf
    Gërvalla” – Deçan.

  • 10:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dikuton njoftimin  nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 10:00

    Organizohet tryezë diskutimi me temën:“Produktet menstruale domosdoshmëri, jo luks”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Ambasadori Tomash Szunyog merr pjesë në një konferencë ndër komunale të organizuar nga kjo komunë në kuadër të projektit të financuar nga BE “Qendra për Edukim Profesional – Partesh”. (“Planet Resort”, Gjilan)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:00

    Kuvendi komunal i Podujevës mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Salla e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës)

  • 10:30

    Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencë për prezantimin e të gjeturave në kuadër të hulumtimit “Diversiteti dhe Barazia në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka,mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja Rozeta Hajdari, për planin e ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës prezanton botimin “Analiza e ekonomisë në hije në Kosovë”. (AShAK, Prishtinë) 

  • 11:00

    Me rastin e 22-vjetorit të çlirimit, Komuna e Gjilanit organizon homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Gjilan)

  • 11:30

    Komuna e Gjilanit bën shpalosjen e Muralit të çlirimi të Gjilanit. (Zyra e Kryetarit)

  • 13:00

    Komuna e Gjilanit organizon ekspozitë kushtuar ditëve të lirisë. (Muzeu i Qytetit)

  • 14:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon Takimin e gjashtë koordinues mes kryetarëve të Komisioneve Parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Policia e Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, mbajn takimë të përbashkët me kryeredaktorët/redaktorët e mediave. (Salla e Administratës së PK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
     

  • 19:00

    Partia Socialdemokrate mban një aktivitet. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv