Ngjarjet e ditës: 7 gusht 2024

  • 09:00

    Bëhet pritja për ngushëllim (e pamja) për vdekjen e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës,  Izet Gjinovcit, (Hotel Grand, Prishtinë)

  • 10:00

    Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës”, për herë të tretë rradhazi, organizon ditën fushore “Ditët e Mjedrës”. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Kompania “Joni Sh”, Ballofc, Podujevë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Një grup i qytetarëve serb në veri organizon protestë, për, siç thonë ata, “gjendjen e rëndë në Kosovë”. (Sheshi Car Lazar, Mitrovicë) 

  • 11:00

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist mban aksion simbolik, si kundërpërgjigje ndaj tentim-vrasjes së gruas në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, i arrestuar dy ditë më parë për dhunë në familje. (Stacioni Policor në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Në kuadër të aktiviteteve të manifestimit “Ditët e Diasporës”, Komuna e Podujevës mban takim me bashkatdhetarët. (Oborri i Galerisë së Arteve, Podujevë) 

     

     

Kalendari Arkiv