Ngjarjet e ditës: 11 tetor 2024

  • 09:30

    Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Gjeneralmajor i ushtrisë turke, Özkan Ulutas ia dorëzon komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani. (Kampi Film City, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet dita e dytë e Kongresit “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”, organizuar nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e edicionit të 13-të të Festivalit të Teknologjisë KosICT 2024. (Tech Park Prishtina, Bërnicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë do të bëjnë hapjen e fushatës “Njohja e Kualifikimeve Profesionale”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

     

  • 11:00

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyra e Grupit të LVV-së, Kuvend) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Rahovecit dhe Forumi “Anadrini” mbajnë ceremoninë e ndarjes së çmimit “Xhevdet Bajraj” për poezi. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec)

  • 12:00

    Kuvendi Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend të ditës është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiqin. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Shoqatën e Pensionistëve organizojnë takim diskutues me pensionistë. Me këtë rast publikoher raporti me titull “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”. (Shoqata e Pensionistëve, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    FES organizon eventin për rritjen e vetëdijesimit për kontrollin e hershëm për kancerin e gjirit. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv