Ngjarjet e ditës: 28 maj 2021

  • 09:00

    Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen testit të arritshmërisë. (Shkollat fillore në mbarë vendin)

  • 10:00

    Vazhdon ushtrimi ushtarak “DEFENDER – Europe 21” në Gjakovë. Merr pjesë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj etj. (Babaj të Bokës, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miraton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhjen e radhës pa praninë e medieve. (Objekti i KPK-së)

  • 11:00

    Gjykata Speciale mban seancën e pestë për ecurinë e rastit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Gjykata Speciale, Hagë)

  • 11:00

    Përurohet libri “Zhvillimi Ekonomik dhe Shtetndërtimi” nga autori Ismail Kastrati. (Bibloteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA në bashkëpunim me kompaninë Butterfly, mban konferencë për medie për shënimin e Ditës së Higjienës Menstruale. (Bibloteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata e Neurologjisë së Kosovës, shënojnë Ditën botërore të Sklerozes Multiple 2021. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Mitrovicë  mbanë konferencë për media. (Në selinë e partisë së degës në Mitrovicë)

  • 12:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku  ndan çmimet vjetore për teatër. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë për medie. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestën: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. (Qendra e qytetit, Deçan)

  • 15:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

  • 17:30

    Promovohet libri i avokat Ramiz Krasniqit “Ballë për Ballë me Krerët e ShIK-ut”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”)

  • 18:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv