Ngjarjet e ditës: 26 maj 2023

  • 09:00

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani  Pas takimit të dy homologët  mbajnë konferencë për medie. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Odës Nordike. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zv.Kryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin konsultativ ku do të diskutohet rreth Ligjit për persona me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë)

  • 10:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

  • 10:25

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është kryesues aktual i OSBE-së. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet punëtoria “Gratë udhëheqin agjendën legjislative për barazi gjinore: Fuqizim ekonomik të grave në nivelin qendror dhe lokal”. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 11:00

    Mbahet debati me temën “Komuna e Mitrovicës së Veriut – sfidat dhe mundësitë”. Pjesëmarrës në panel në debat do të jenë: Katarina Agjançiq, nënkryetare e Mitrovicës së Veriut. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në Ditën Përkujtimore të Operacionit “Shigjeta” të UÇK-së. (Kinema “Lumbardhi”, Prizren)

  • 11:20

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në detyrën e kryesuesit të OSBE-së. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    OJQ Sundmi i Demokracisë në Kosovë (SDK) organizon takim për promovimin e ekoturizmit në komunën e Podujevës duke prezantuar analizën mbi potencialin ekoturistik në komunën e Podujevës. (Hapësira te Liqeni i Batllavës)

  • 12:45

    Fondacioni “Hasan Prishtina” mundëson shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”. (British School of Kosova, Fushë-Kosovë) 

  • 13:30

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj bën homazhe në kompleksin e varrezave të martirëve të Lagjes së Trimave në 24 vjetorin e masakrës së Tususit. (Lagja e Trimave)

  • 14:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Ish-objekti Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Vushtrri)

     

  • 16:00

    Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mban mbledhje. (Hotel “Emerald”)

  • 19:00

    Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës do të jetë nikoqir i edicionit të trembëdhjetë të ngjarjes së përbashkët  kulturore, “Ura me tri harqe”, e të tri institucioneve shqipfolëse të arsimit të lartë: Universiteti i Arteve- Tiranë, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës si dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare)

  • 20:00

    Teatri “Avdush Hasani” shfaqë premierën e dytë për këtë vit të autorit Mehmet Kraja të emërtuar ”Rekuiem”. (Teatri, Podujevë)

Kalendari Arkiv