Ngjarjet e ditës: 29 mars 2023

  • 09:30

    Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës”. (Hotel “Sirius”) 

  • 09:30

    Në Gjykatën Speciale vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. (Hagë)

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin e projektit “Përafrimin e ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”. (Hotel, “Swiss Diamond”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  •  10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Me rastin e përvjetorit të rënies, komuna e Rahovecit organizon homazhe në varrin e dëshmorit Sabit Shabandula dhe Jahja Danuza. (Varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe varrezat e dëshmorëve në Gjakovë)

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e pëgjithshme administrative. (Kuvendi, salla N10) 

  • 11:00

    Bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë)

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303) 

  • 11:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën për koordinimin e donatorëve për komunitetin jo shumicë, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës se Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare)

  • 13:00

    Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual. Merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (“Shtjefën Gjeçovi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton shkollën “Hello”, Gjilan. (Shkolla “Hello”, Gjilan)

  • 15:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj viziton Qendrën e Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, me ç’rast bashkë me kolegë të tjerë do të dhurojë gjak. (Qendra e Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut)

  • 15:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 15:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton biznesin “Albimi LTD”, Gjilan. (“Albimi LTD”, Gjilan)

Kalendari Arkiv