Ngjarjet e ditës: 14 tetor 2022

  • 09:00

    Mbahet simpoziumi shkencor “Energjia e pastër dhe zhvillimi i qëndrueshëm”. (Akademia e Shkencave) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe nënshkrimi i kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje, në profilin e Flokëtarisë. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata “EcoKosWomen” organizon panairin me produkte të grave në agrobiznes. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë)

  • 11:00

    Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite është ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet debat me temën “Pozita dhe problemi i të rinjve në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për Kosovën: Analizë dhe rekomandime mbi fushat kryesore”. (GLSP, rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë)

  • 11:00

    Komunës së Prizrenit mban takim për shënimin e muajit tetor – muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 11:30

    SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomeve të Kosovës lansojnë fushatë “SOS Mik”. (Objekti i SOS Fshatit të Fëmijëve, Prishtinë)

  • 12:15

    Deputetja e Parlamentit Evropian, Svenja Hahn, nga radhët e Partisë Liberale Gjermane dhe deputeti i parë shqiptar i Landit të Hamburgut, Sami Musa, mbajnë një konferencë për medie në lidhje me aktualitetin politik në Kosovë, reformat dhe integrimi i vendit etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Zyra e Erasmus+ në Kosovë (ZEK) në bashkëpunim me Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë organizojnë debat me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Programit Erasmus+. (Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit, Mitrovicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet mbledhja e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës (Biblioteka e Këshillit Gjyqësor të Kosovës)

  • 15:00

    Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtim i parë i Projektligjit  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama bashkë me Drejtoren e Kulturës, Arta Balajdo ta përcjellin nga afër implementimin e projektit “Furnizim me libra”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Prishtinë)

  • 15:00

    Oda e Avokatëve të Kosovës bën inaugurimin e objektit të ri. (Rr. “Bekim Fehmiu”, Prishtinë) 

  • 20:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2022”. Në hapje do të shfaqet dokumentari i Komitetit Olimpik të Kosovës “Kosova e Artë”. (Kino “ABC”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv