ShSKUK-ja dhe Komuna e Prishtinës, nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin e IAM (Infarkti Akut i Miokardit) me ST elevim-STEMI (elevim i ST segmentit). Realizimi i kësaj marrëveshjeve nënkupton, që tash e tutje pacientët e urgjencës me Infarkt Akut të Miokardit do të drejtohen në departamentin e Koronografisë e jo Emergjencës së QKUK-së, çka do të ndikojë në trajtimin e shpejtë të pacientit dhe shtimit të mundësive që të shpëtohen jetë. (Qendra e Urgjencës, Prishtinë)