Ngjarjet e ditës: 14 mars 2023

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi për vrasjen e Ivanoviqit, pritet të dëgjohet një deputete e Parlamentit të Serbisë. (Gjykata Themelore)

  • 10:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë”. Në konferencën hyrëse, një fjalë do ta mbajë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore dhe Drejtoria e Arsimit e Prishtinës organizojnë ngjarjen “Dita e Matematikës – Festivali i Matematikës”. (Gjimnazi i Specializuar Matematikor, rr. “Tahir Zajmi”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’ rast do të bëhet prezantimi i dizajnit konceptual për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. (Villa Gërmia)

  • 10:40

    Në kuadër të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, mbahet diskutimi i hapur “Barazia, barabarësia dhe drejtësia”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Raporton ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Ndërtesa e Kuvendit,  N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. Në rend dite është dhe raportimi i ministres Rozeta Hajdari, lidhur me punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kolegji AAB organizon promovimin e librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, të autorit Evarist Beqiri. (Teatri Kamertal i AAB-së)

  • 12:00

    Në kuadër të Javës së Gruas, mbahet diskutimi me temën “Rrjetëzimi si avantazh konkurrues për angazhim ekonomik dhe politik të grave”. Marrin pjesë deputetet Mimoza Kusari-Lila e Hykmete Bajrami etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 13:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndan çmimet për Veprën Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimeve tjera vjetore në fushën e letërsisë. (MKRS) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203) 

  • 13:00

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban aktivitet. (Objekti i Komunës së Prishtinës)

  • 14:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me krerët e sistemi të drejtësisë, do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformën në sistemin e drejtësisë. (Ministria e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, kati 18) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Në kuadër të Javës së Gruas, mbahet diskutimi me temën “Fuqizimi i liderëve të rinj për reformim demokratik”. Marrin pjesë kryetarët e të rinjve të VV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv