Ngjarjet e ditës: 11 dhjetor 2023

  • 09:00

    Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:00

    CorrWatch (iniciativë e organizatave GLPS, GAP dhe INDEP) organizon konferencën me temën “Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel institucional”. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 238-së. (Objekti i Prokurorisë Speciale) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Lipjanit organizon vënien e gurthemelit për ndërtimin e Qendrës Urgjente. (Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti EdGuard publikon raportin “Performanca e nxënësve kosovarë në testin PISA”. (Hotel “Swiss Diamond”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Prezantohet Plani i Veprimit të Universitetit të Prishtinës për Barazi Gjinore lidhur me aspektin gjinor të nxjerra nga strukturat e ndryshme të UP-së. (Rektorati i UP-së) 

  • 10:30

    Ministria e Mjedisit, Ministria e Arsimit dhe INDEP shënojnë “Ditën Ndërkombëtare të Maleve”. (Shkolla “Zahir Pajaziti”, Orllan – Podujevë)

  • 10:30

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të nën-huazimit dhe nën-grantit për projektin e Ngrohtores Solare në Prishtinë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe “Termokosit”. Marrin pjesë ministri Hekuran Murati; kryetari i Prishtinës, Përparim Rama; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon aksion humanitar për dhurimin e gjakut. (Zyra e AKP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama nënshkruan marrëveshje Granti me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e rindërtimit të tërësishëm të Transportit Publik në Prishtinë. (Ndërtesën e vjetër e Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv