Ngjarjet e ditës: 1 dhjetor 2021

  • 10:00

    Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, Malishevë) 

  • 10:00

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe OJQ të të drejtatve të grave organizojnë diskutimin për manipulimin mendor dhe keqtrajtimin psikologjik si elemente të dhunës në familje. (Hoteli “Emerald”)

  • 10:00

    Bëhet betimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nënshkruhen deklaratat  solemne për marrjen e detyrës nga anëtarët e Kuvendit të komunës. (Salla e Kuvendit të komunës, Deçan)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës)

  • 11:00

    Kolegji UBT organizon debat me studentë me aktorin Fatmir Spahiun. (Kolegji UBT, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për shkak të mos aprovimit të kërkesave për lirim të masave. (Te ish-Rilindja, kompleksi III nr. 42) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së mban tryezën me temën: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Admovere bën promovimin e raportit “Strategjitë në fushën e arsimit të lartë në Kosovë”. (KultPlus Caffe”, Prishtinë) 

  • 14:00

    Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), bën lansimin e platformës: Ofrimi i shërbimeve online dhe fizikisht për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) 

  • 15:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit dhe Kllokotit. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Mbahet hapja zyrtare e edicionit të dytë të Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 18:00

    Galeria 17 organizon ngjarjen Dinner party/ Make me coffee make me a sandwich. (Galeria 17, Prishtinë)

  • 19:00

    Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës vjetore. (Galeria e Artëve të Kosovës)

Kalendari Arkiv