Ngjarjet e ditës: 30 janar 2024

  • 09:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton rezultatet e Indeksit të Përceptimit të Korrrupsionit për vitin 2023. (Zyra e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live ne Fcebook.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton në parim Projektligjin për Sport. (Kuvendi i Kosovës, N204) Kjo mbledhje ka dështuar

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)

     

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bënë shqyrtimin në parim të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes bënë shqyrtimin në parim të Projektligjit për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës; shqyrtimi në parim i Projektligjit për shtetësinë e Kosovës; shqyrtimi në parim i Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, mbajnë konferencë për media, pas pjesëmarrjes në pjesën finale të Kampionatit Evropian në Gjermani. (Zyrat e FHK-së) 

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bënë shqyrtimin e peticioneve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bënë shqyrtimi në parim të Projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave si dhe  shqyrtimi e Projektligjit për Rregullat e trafikut rrugor. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 14:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 241-të. (Objekti i Prokurorisë Speciale, rr” Luan Haradinaj”)

Kalendari Arkiv