Ngjarjet e ditës: 27 shkurt 2023

  • 11:00

    Grupi i Miqësisë me Maqedoninë e Veriut​ i Kuvendit të Republikës së Kosovës pret në takim Grupin Parlamentar të Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Punëtorët e gazetës “Rilindja” do të mbajnë një konferencë – protestë për medie. Temë trajtimi do të jenë zhagitja e paarsyeshme e ndarjes së 20-përqindëshit për punëtorët, pas marrjes së Pallatit nga Qeveria, dhe mosnjohja e stazhit për punën e bërë te “Rilindja” dhe’’ Bujku”. (Para Pallatit të “Rilindjes”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel. (Pranë ndërtesës së Qeverisë, në sheshin “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Diskutohet Strategjia legjislative lidhur me mirëqenien sociale; si dhe planet dhe prioritetet për fushën e mirëqenies sociale për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 13:30

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhje. Në rend dite janë: Miratimi i planit të performancës së OShP-së për vitin 2023; Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2022; Shqyrtimi i listës së kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të BQK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me delegacionin e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv